Emina Cunmulaj, modelja me origjin shqiptare ka publikuar sot në Instagramin e saj një video ku shtprehet se do të mbyllë llogarinë që zotëron.
Ajo është nga të pakta presonazhe publik që përditëshmërinë dhe familjen zgjedh ta bëjë publike dhe ta ndajë me ndjeksit.
Në raste të tilla nuk mungojnë as komentet ngative adresuar modeles, familjes së saj apo dhe punës që bënë.
Ka qënë një koment negativ adresuar vajzave të Eminës ai që e ka detyruar modelen të indinjohet dhe këtë gjë ta shpreh hapur në postimin e bërë në Instagram.
Emina ka publikuar një video të gjatë ku shpjegon arsyet se pse do të mbyllë Instagramin.
“Unë jam e çmendur dhe shumë protektive kur vjen puna tek komentet për fëmijët e mi. Ti që fshihesh pas një profili fals dhe shkruan për vajzat e mia dhe mendon se ke të drejtë të thuash diçka të keqe për to, për të vërtetuar se je një njeri i mirë. Nëse do e dija si dukesh, do të nxija jetën para 1 milionë njerëzve. Nuk më intereson sa i madh apo i vogël je. Sado që dua të të uroj të vuash, më vjen keq për ty, sepse fakti që nuk e ndjen lumturinë që unë provoj çdo ditë të bën njeriun e keq që je”,-është një pjesë e fjalëve që Emina ka thënë.
Ende nuk dihet nësë Emina do ta ndërrmarë këtë hap apo jo por ajo që mund të evidentohet lehtësisht është indinjata dhe zemërimi i modeles.