Policia e Fierit ka arrestuar një burrë, i cili akuzohet për mashtrim, pasi iu ka shitur dy personave të njëjtin apartament. Në pranga është vënë shtetasi Njazi Vrenozi, 67 vjeç, mbi të cilin rëndon akuza për veprën penale “Mashtrimi”.
Sipas policisë, denoncimi u bë nga personi me inicialet I. B., 45 vjeç, banues në Fier, i cili ka deklaruar se në apartamentin që kishte blerë në vitin 2016 nga Njazi Vrenozi, jetonin disa shtetas të tjerë.
Pas verifikimeve të bëra nga policia, rezultoi se Njazi Vrenozi, në vitin 2024 po këtë apartament, ja kishte shitur edhe një personi tjetër, shtetasit M. D., 32 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë s Fierit për veprime të mëtejshme.