Një 24-vjeçar është arrestuar nga ana e Policisë në Berat pasi ka dhunuar babanë e tij.
Policia thotë se është arrestuar Oliver Z, 24 vjeç, banues në lagjen Çlirim, Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi në banesë, pas një konflikti për motive të dobta ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij shtetasit M.Z, 67 vjeç, banues në lagjen Çlirim, duke i shkaktuar fraktura të rënda.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale, “Plagosje e rëndë me dashje”, dhe “Dhunë në familje” parashikuar nga nenet 88, 130/a të Kodit Penal.
(E.K/FAXWEB)
Discussion about this post