Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave së bashku me 2 persona të tjerë janë vënë në prangat e policisë.
Mësohet se të arrestuar janë Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj, së bashku me Drejtorin e Shërbimeve Mbështetëse Fatmir Hoxha dhe përmbaruesin gjyqësor privat, Alban Ruli si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të Detyrës”.
Këta persona kanë vepruar duke pranuar shpërblimin e shtetasit Ilir Thana në vlerën e rreth 82.000.000 Lekëve, nga të cilat 50.000.000 Lekë të kaluara në llogarinë e këtij shtetasi duke e trajtuar si pronar pa qenë në këtë status si dhe duke ekzekutuar për herë të dytë një vendim gjyqësor të ekzekutuar nga Ministria e Financave në vitin 2015.
Ndërkohë dëmi që i është shkaktuar shtetit shkon në 1.2 milionë euro.