Burime nga Fax News informojnë se vijon prej tre ditësh kërkimi i trupit të shtetasit Ali Tota, 56 vjeç, nga Librazhdi, i cili humbi jetën pasi ra në ujërat e lumit Shkumbin.
Sipas familjarëve viktima ka qenë duke ikur në shtëpi, por ka qenë i dehur dhe ka rrëshqitur këmba dhe ka rënë në lum në të dalë të Librazhdit në zonën e quajtur “Lagjia e Frigoriferit” përkrah rrugës nacionale.
Mësohet se trupi i 56-vjeçarit është parë nga peshkatarët teksa lundronte mbi ujë
Sipas familjarëve policia i ka nisur me vonese kërkimet për trupin e tij .
Familjarët të cilët kanë telefonuar në Fax News për ndihmë, shprehen se ata e kanë kërkuar përgjatë rrjedhes së lumit Shkumbin nga Librazhdi deri tek tregu i bagëtive në Elbasan, por nuk ka asnjë gjurmë të tij…
Bëhet me dije se 56 vjeçari baba i katër fëmijëve,
Bëhet me dije nga banorët se rruga përbën rrezik për të gjithë zonën,është rrugë këmbësorësh në një rrëpirë që bie pa pengesa në lumin Shkumbin.
(E.L/Faxweb)