Dorian Protoduari, një prej personave që kanë qenë pjesë e protestës disa ditore në zonën e Astirit është shoqëruar nga ana e policisë pak minuta më parë. Babai i tij për Fax News ka zbuluar se shoqërimi i tij në komisariat është bërë më motivacionin ‘të kërkon shefi’.
“Ka ardhur inspektori i zonës të cilit emrit nuk ia di, por e njohim si fytyre. Tha se djali të vejë në komisiarit ose vetë më makinë, ose me atë. Arsyeja të kërkon shefi. Meqë ka qenë shefi të vijë makina e policisë ta marrë. E kanë futur brenda ambjenteve të mbyllura, ose birucë. Kanë ardhur edhe deputetë të cilët kërkojnë të dinë edhe arsyen e shoqërimit, nuk e di nëse ia kanë thenë arsyen e shoqërimit.
Ishin 500 protestues, nuk e di pse morën djalin tim. Mos janë arsye politike se unë vij nga një familje e persekutuar po më përsekutojnë sërisht. Jemi në vitin 2018 dhe nuk e besoj që ka të bëjë ballist, socialist, demokratë. Nuk ma merr mendja që të kenë ndarje”, është shprehur ai për Fax news.
Mësohet se në komisariat ndodhen edhe 3 deputetë të PD-së që kanë shoqeruar Dorianin, Flamur Noka, Gent Strazimiri, Klevis Balliu si dhe Endrit Braimllari i LSI-së. Shoqërimi i tij është bërë në ambientet e komisariatit numër 6 në kryeqytet, pak pasi ai kishte bërë thirrje që ditën e hënë protesta të zhvendosej para Bashkisë së Tiranës.
(J.D/faxweb.al)