Kapet nga komisariati i Devollit një shtetas i shpallur në kërkim. 41 vjeçari Kristo Çollaku, ishte shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit, ndërsa prokuroria i ka caktuar masën e arrestit në burg.
Mësohet se ndaj tij rëndojnë veprat penale të “Shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe “Korrupsion aktiv në zgjedhje”. Çollaku u kap nga policia në qendër të Bilishtit, ndërsa do të dërgohet drejt Elbasanit për veprime të mëtejshme.
Gazetarja Entela Duka konfirmon për FaxNews, se si rast e ka evidentuar Policia e Elbasanit, por Çollaku dyshohet se ka shperndarë para për të blerë vota në zgjedhjet e mbajtura në prill të 2021, në emër të kandidatit të djathtë të Bilishtit.
Prirten informacione të mëtejshme.