Një shtetas shqiptar me banim në Durrës i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike është ekstraduar drejt Italisë.
Gentjan Dedja 51 vjeç, është dënuar nga gjukata e Milanos në Itali me 11 vjet e 8 muaj burg për veprën penale “Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Ky shtetas u ekstradua me qëllim vuajtjen e dënimit në Itali.
Njoftimi i policisë:
Interpol Tirana
Ekstradohet nga Shqipëria drejt Italisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 11 vjet, 8 muaj e 15 ditë burgim, për trafikim të lëndëve narkotike.
Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u ekstradua nga Shqipëria drejt Italisë, shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar:
Gentian Deda, 51 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas është arrestuar në shkurt të vitit 2022, në Durrës, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Durrës.
Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar këtë shtetas, me 11 vjet, 8 muaj e 15 ditë burgim, për kryerjen e veprës penale “Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Në zbatim të marrëveshjes së ekstradimit mes dy vendeve, shtetasi Gentian Deda u ekstradua drejt Italisë, për kryerjen e dënimit.