Gjykata e Shkodrës ka vendosur “arrest me burg” për 42-vjeçarin Edmond Çomo i shpallur në kërkim nga drejtësia Italaine. Ai është kapur me qëllim ekstradimi në Itali.
Mësohet se Çomo ishte pjesëtar i grupit mafioz ‘Ndragheta’ dhe konsiderohej një person i rëndësishëm në këtë organizatë. Katër ditë më parë, Policia e Shkodrës njoftoi kapjen e tij në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative.
Ndaj 42-vjeçarit Çomo Gjykata e Leçes në Itali ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”. Në shtetin Italian personi i lartpërmendur njihet si anëtar i grupeve të rrezikshme të krimit të organizuar si dhe është i dënuar më parë po në këtë shtet. /Shuplaka