Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosjen e ndodhur në bulevardin Migjeni në 31 Mars të këtij viti, është arrestuar nga ana e Policisë, e cila e ka konsideruar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Arrestimi i shtetasit E. (S), u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, sepse më datë 31.03.2021, në bulevardin “Migjeni”, ka plagosur me thikë shtetasin A. Xh.
Njoftimi i policisë:
Vijon puna për kapjen e personave në kërkim kombëtar. Kapet dhe ndalohet një 44-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër jetës, brenda dhe jashtë vendit.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas një pune të mirorganizuar, lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar:
E.(S). M.(M.), 44 vjeç, i dënuar më parë në Shqipëri dhe në Gjermani, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë sepse ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 6, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, sepse më datë 31.03.2021, në bulevardin “Migjeni”, ka plagosur me thikë shtetasin A. Xh.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(E.K/Faxweb.al)