Një 39-vjeçari shqiptar është vënë në pranga nga autoritet greke për vrasje të mbetur në tentativë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në orët e para të 10 shtatorit 2023 jashtë një qendre argëtimi në Petroupol. Mediat greke raportojnë se rreth orës 05:00 ka ndodhur një përleshje mes personave ku një person ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar një 33-vjeçar duke e plagosur në këmbë.
Nga hetimet e policisë rezultoi se autori i vrasjes së mbetur në tentativë është një 39-vjeçar shqiptar i cili u arrestua në Lion të Francës, pas një urdhër-arresti europian. Ditën e atentatit dyshohet se burri ka debatuar për një arsye të panjohur me 33-vjeçarin dhe teksa fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes, pas disa sekondash është kthyer duke i nxjerrë një pistoletë.
Discussion about this post