Një 36 vjeçarë me iniciale D.A, lindur në Dibër dhe banues në Vlorë është arrestuar nga policia policia. Ndalimi i tij u bë pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Trafiku i narkotikëve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale”, “Grup i strukturuar kriminal”.
Ky shtetas më datë 14.03.2018 ka ardhur i deportuar nga shteti italian dhe pas verifikimit nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në Drejtorinë e Policisë Kufitare dhe Migracionit Durrës, rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë pas:
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, më datë 22.11.2017, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg”, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotikë”, ”Pastrim i produkteve të veprës penale” dhe ”Grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a, 287 & 333/a të Kodit Penal.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post