Një 28 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tropojës.
Fax News raporton se sipas informacioneve zyrtare në pranga ka rënë shtetasi Arben Zalli 28 vjeç, banues në Bajram Curri, Tropojë.
Shtetasi i mësipërm u kap në dalje të PKK Morinë, ku gjatë regjistrimit në sistem rezultoj person në kërkim.
Gjykata e Shkallës së Parë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, me shkresën Nr. 06, datë 13.03.2018, ka urdhëruar ndalimin e tij me masën “Arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
(F.M/Faxweb)