Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar emra të rinj për të hyrë në garën e primareve që do të zhvillohen më 1 mars.
Në primaret e Durrësit do të garojë edhe ish-prokurori Arjan Ndoj, i cili i ka shpëtuar një atentati në 2019, kur udhëtonte në makinë me Landi Muharremin dhe Andi Malokun, që humbi jetën në atë sulm.
Po ashtu, gjenerali Xhemal Gjunkshi ka vendosur të braktisë partinë e Bashës dhe të kandidojë në primaret e Dibrës, duke deklaruar se ka marrë vendim që të kthehet në partinë e tij.
Primaret pritet të mbahen më 1 mars, dhe lista e kandidaturave është zgjeruar, duke përfshirë rreth 20 emra të rinj përveç rreth 290 të miratuar më parë.