Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është duke qëndruar sot në Kosovë. Ai ka qëndruar edhe në Kazermën e FSK-së “Adem Jashari”, në Prishtinë, ku u prit me nderime të larta nga njësitet ushtarake dhe policore.
Meta me këtë rast, si shenjë falënderimi për ndihmën dhe mobilizimin ndaj shqiptarëve të prekur nga tërmeti i së martës, ka ndarë edhe dekorata.
Duke falënderuar edhe njësitë nga institucionet e tjera si KEK, Zjarrfikësit e Komunës se Suharekës, Miniera e Trepçës dhe Artanës, të cilëve u ndau dekorata, përcjellë Indeksonline.
Meta tha se çdo vend i NATO-s do të ishte i kënaqur me atë që ka shfaqur FSK gjatë ditëve të kërkim-shpëtimit në Shqipëri, pas tërmetit të fuqishëm qe goditi vendin.
E, presidenti shqiptar nuk harroj ta falenderoi edhe qenin hero të FSK-së, i cili shpëtoi jetë pas tërmetit.
Por, këtë Meta e bëri me një gjest mjaftë të veçantë,duke u përkulur dhe e puthur në ballë qenin hero.
Kujtojmë që tërmeti i një jave më parë, la të vdekur 51 persona, ndërsa u plagosë afro 1000 persona të tjerë.