Familja Muça në Fier ka përjetuar një natë të tmerrshme dje, teksa katër grabitës të armatosur kanë tentuar të vjedhin banesën e tyre. Elsa Muça, kryefamilarja shprehet se ka qenë llozi i derës i futur në beton ajo që i ka shpëtuar.
‘’Vetëm ky na ka shpëtuar llozi, ndryshe do e kishin thyer derën. Dëgjuam zhurma dhe njoftuam Policinë.”, thotë Elsa Muça.
Nga përplasja e grabitësve me Policinë, ka mbetur i vrarë një prej tyre dhe i plagosur një tjetër.
Dy grabitësit e tjerë janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa makinën e kanë braktisur në periferi të qytetit.
Sipas burimeve të Policisë, autorët qëlluan me kallashnikov sapo panë punonjësit e policisë. Edhe pistoletat u gjetën me fishek në gojë. Burime të ‘’Faxweb” nga Policia thonë se është bërë e mundur identifikimi dhe i personave që janë arratisur nga vendngjarja.
(E.K/FAXWEB)
https://www.youtube.com/watch?v=6ydWbkWBd8Q&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=bJxf079119U&feature=youtu.be