20:32 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I shpëtoi mrekullisht atentatit, zbardhet dëshmia e Ervin Memos para hetuesve: Kam konflikt…

17:06 | 23/04/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
I shpëtoi mrekullisht atentatit, zbardhet dëshmia e Ervin Memos para hetuesve: Kam konflikt…

“Nuk kam asnjë lloj konflikti tjetër veç konflikteve për pronat”. Kështu mësohet të ketë deklaruar para hetuesve 38-vjecari Ervin Memo, i cili i shpëtoi mrekullisht shpërthimit të një sasie eksplozivi të vendosur në automjetin e tij tip Benz AA 270 IV në orët e vona të së shtunës.

Nga burime të ‘Fax Neës’ mësohet se 38-vjecari është shprehur para hetuesve se kishte konflikte vetëm për shkak të pronave, por se nuk dinte se kë të etiketonte si përgjegjës për këtë gjë. Kjo, pasi sipas tij, konfliktet nuk kishin qene aq të ashpra sa të dyshonte se dikush mund ta vriste. Ndërkohë, mësohet se ai ka treguar se gjithçka ka ndodhur gjatë pak sekondave. I plagosuri mësohet të ketë pohuar se sapo ka hipur në makinë dhe e ka ndezur, në çast mjeti është copëtuar si pasojë e shpërthimit. Gjithashtu nga verifikimet paraprake është konkluduar se 38-vjecari Memo përdorte kryesisht mjete të tjera për të qarkulluar, ndersa Benzin në fjalë e linte të parkuar para shtëpisë së tij, aty ku edhe ndodhi ngjarja e rëndë.

Sipas burimeve, veç motivit të dyshuar për konflikte pronësie, hetuesit janë duke verifikuar të gjitha pistat e mundshme deri në konkludimin e një versioni përfumdimtar. Janë duke u shoqëruar për t’ju marrë deklarime të gjithë personat që dyshohet të kenë pasur konflikte pronësie me 38-vjecarin Memo, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për arsye të sekretit hetimor. Pritet që në ditet në vazhdim ekspertët e kriminalistikës të përcaktojnë se në çfarë pjese të makinës ishte vendosur lënda plasëse si edhe të rindërtohet dinamika e shpërthimit. Familja e 38-vjeçarit ka trashëguar troje në qytetin e Fierit, pranë unazës së re, ku është ndërtuar edhe një pallat që është në proces legalizimi.

Ndërkohë, mësohet se familja Memo pretendonte pronësine e disa sipërfaqeve toke dhe për këtë gjë ka qenë palë në procese gjyëësore. Banorët e zonës janë shprehur se anëtarët e familjes Memo ishin të rregullt e punëtore dhe se nuk dinë që të kenë pasur probleme. Hetuesit kanë sekuestruar pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë të disa subjekteve private që ndodhen pranë vendit të ngjarjes. Ka nisur verifikimi i pamjeve edhe të ditëve të kaluara me qëllim zbulimin e personit që mund të kete vendosur lëndën plasëse në mjetin tip Benz me targa AA 270 IV. Mbrëmjen e të shtunës, rreth ores 22:45, një shpërthim i fortë i ndodhur në lagjen 29 nëntori, pranë vendit të quajtur kryqëzimi i Grecallisë tronditi banorët e zonës.

Ka qene aktivizimi i nje sasie lëndë plasëse ende të papërcaktuar që ishte vendosur në mjetin e Ervin Memos, ne momentin kur ai ndodhej në makinë, që për pak i ka marrë jetën 38 vjecarit. Si pasojë e shpërthimit të lëndës plasëse mjeti është shkatërruar thuajse i gjithi, ndërkohë që 38 vjeçari ka mbijetuar duke arritur të shkojë me këmbët e tijë deri tek autoambulanca, në anën tjetër të rrugës. Dyshohet se shperthimi mund te ketë ardhur si pasojë e aktivizimit të një bombe artizanale me ceular. I plagosuri ka marre dëmtime në nufullën e djathtë dhe se është plagosur nga copa xhami thuajse në gjithë trupin. Të kontaktuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë, familjarët e Ervin Memos, janë shprehur jashtë kameras se janë të tronditur e nuk dinë ç’të thonë për atë çfarë ka ngjarë. Ndërkohe, nuk kanë preferuar të prononcohen lidhur me konfliktet e pronesisë që kanë me persona të tjerë në qytetin e Fierit. (B.H/Faxweb)

 

Pas

Nis sot emisioni “Ajsberg”, Artur Çani: Investigim i aferave të ministrave, jo vetëm nëpunësve e policëve

Para

U tha se magjepsi Parisin, Rama tregon aftësitë, flet frëngjisht para Kryeministrit belg

Para
U tha se magjepsi Parisin, Rama tregon aftësitë, flet frëngjisht para Kryeministrit belg

U tha se magjepsi Parisin, Rama tregon aftësitë, flet frëngjisht para Kryeministrit belg

Discussion about this post

 



Të Fundit

Avokatët e Veliajt kërkesë Burgjeve: Na jepni informacion mbi trajtimin mjekësor dhe masat e sigurisë gjatë shoqërimit në spital

Kryen kursin 12 specialistë nga SPAK dhe Policia, Ambasada Amerikane në Tiranë: Ekspertiza në teknologji, thelbësore për hetimet kibernetike

Aksident i rëndë në Sarandë/ Citroeni i pret rrugën motorrit, i plagosuri 27-vjeçar niset me helikopter drejt Tiranës (EMRI)

Tarifat tregtare me BE-në, Ursula von der Leyen dhe Donald Trump takohen të dielën në Skoci

Të dielën zgjedhjet në Venezuelë/ Maduro bën thirrje për votim masiv, por opozita e quan atë një farsë

“Italia nuk është gati të njohë Palestinën”, Tajani: Jemi për paqen, jo për fitoren e njërës palë mbi tjetrën

“Nuk ka rëndësi ajo që thotë ai”, Trump hedh poshtë planin e Macron për ta njohur Palestinën si shtet

Pësoi djegie në trup gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë, niset me helikopter drejt Tiranës shefi i komisariatit të Delvinës

Gjykata franceze anulon urdhërarrestin ndaj ish-udhëheqësit sirian, Bashar al-Assad

Rama publikon pamjet nga Kepi i Rodonit: Rikthejmë hapësirat për pushuesit, garantojmë akses të barabartë dhe kushte dinjitoze

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.