Dramë brenda “dramës” mund të quhet ajo çfarë ndodhi në Shkodër në rrugën muzeale në Gjuhadol, kur një pjesë e suvasë së një prej banesave të rikonstruktuara në zonën muzeale, u shemb ne fund të ‘Mbrëmjes Koliqiane’, dhe për pasojë u dëmtua në shpinë aktori Nikolin Ferketa.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga FaxNews, artisti Ferketa shihet i shtrirë përtokë dhe i dëmtuar në shpinë.
Ngjarja nddhi teksa artisti po interpretonte në qendër të qytetit verior në kuadër të organizimit të aktivitetit “Mbrëmje Koliqiane”.
Për Drejtoreshën e Teatrit Migjeni, Rita Gjeka, kjo shfqaje u prit mjat mirë nga spektatori shkodran, ndërkohë që drejtoi gishtin tek institucionet që ngjarje teë tilla të mos ndodhin më, jo vetëm për fatin e artistëve por për çdo kalimtarë.
Të pranishëm në këtë shfaqje kanë qenë edhe anetarë të Aleancës Për Mbrojen e Teatrit, të cilët theksojneë se Shkodra po mban gjallë emrin e teatrit shqiptar.