Deputeti Adriatik Alimadhi tashmë është konfirmuar si i prekur nga COVID-19 dhe prej ditësh po merr trajtim mjekësor në spitalin Infektiv të Tiranës.
Por krahas lajmit të rëndë të sëmundje së tij, deputeti është shkakruar edhe si kryetar i grupit parlamentar të “Partive të Djathta”.
Grupimi i deputetëve ka ndryshuar emrin duke e quajtur “Demokraci dhe Drejtësi” dhe në krye është vendosur deputeti Edmond Stojku.
Në përbërje të grupit të ri janë edhe ish-deputet të ish-grupit parlamentar të Adriatik Alimadhit, si Koçi Tahiri, Ramazan Gjuzi, Ervis Meço, Kostaq Papa etj.
Deputeti Stojku e nisi punën e tij si kryesues grupi ditën e premte ku ishte i pranishëm edhe në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.
Discussion about this post