Policia Tiranës ka vënë në pranga ditën e sotme biznesmenin 56 vjeçar Nikolin Janina.
Janina është shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge pasi ishte lideri i një grupi kriminal në Spanjë. Mësohet se ky grup kriminal trafikonte heroinë, kokainë, morfinë e opium në disa vende të BE-së.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.
Njoftimi i Policisë:
Vijojnë operacionet per kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Madrid”, në kuadër të të cilit u kap një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Operacioni policor, i zhvilluar nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë dhe Interpol Tirana.
Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Ne kuader te operacionit policor te koduar “Madrid” u kap dhe u arrestua me qellim ekstradimi shtetasi Nikolin Janina
Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Spanjës, të shtetasit:
N. J., 56 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Spanjë, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.