Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.
GJ.L është shpallur në kërkim për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike në shtetin italian, dhe menjëherë pas arrestimit pritet që të ekstradohet drejt vendit fqinj.
Njoftimi i policisë:
Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë. Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 29-vjeçari, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit me Interpol Tirana, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit Gj. L, 29 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Bergamos, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin ndërkombëtar për veprën penale “Trafikim i narkotikëve.”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Discussion about this post