07:04 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I strehuan gjatë luftës, familja Grapci nga Peja strehon familjen nga Durrësi pas tërmetit

22:41 | 29/11/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
I strehuan gjatë luftës, familja Grapci nga Peja strehon familjen nga Durrësi pas tërmetit

Mëngjesi i datës 26 nëntor gjeti Shqipërinë me një fatkeqësi të madhe natyrore. Një tërmet i fortë u mori jetën rreth 50 personave dhe la të lënduar mbi 600 të tjerë.

Shumë ndërtesa dhe shtëpi u shkatërruan duke lënë pa kulm mbi kohë shumë familje. Shumë familje kosovare hapën dyert e shtëpive të tyre për të mbijetuarit e kësaj ngjarjeje tragjike.

Familja Mushkolaj nga Irzniqi i Deçanit është njëra nga familjet që hapi dyert për të mbijetuarit e kësaj ngjarjeje.

Rukie Keri me familjen e saj tetë anëtarësh nga Durrësi është falënderuese për mikpritjen e bërë nga familja deçanase.

“Na kanë ndihmuar jashtë mase. Na kanë mbajtur e janë sjellë shumë mirë ndaj nesh. Na kanë strehuar. Vetëm Zoti i ndihmoftë këta që na ndihmuan edhe neve. Jeta jonë u bë shumë e vështirë nga ky tërmet”, rrëfen për RTV Dukagjinin, Rukie Keri.

Deri më tani mbi 200 të mbijetuar janë strehuar në Pejë dhe rrethina, përcjell Telegrafi.

Për këtë gjest human, falënderimet nuk mungojnë as nga familje Mile nga Durrësi.

Natasha së bashku me familjen e saj shtatë anëtarëshe, vetëm tri orë pas ndodhisë thotë se është telefonuar nga miqtë të cilëve u kishte ofruar shtëpinë e saj në kohën e luftës së Kosovës së vitit 1999.

“Zonja Grapci bashkë me bashkëshortin Nijaziun janë një familje që ne kemi miqësi që nga periudha e luftës. E kemi ruajtur këtë miqësi. Kemi respekte të ndërsjella. Kemi hyrë e dalë familjarisht me njëri tjetrin. Më merr në telefon dhe më thonë “Pse po qëndroni akoma”. I thashë “nuk po di ku të shkojë”. Më thanë “eja direkt e në Pejë. Shtëpinë time e keni në dispozicion. Po njoftoj njerëzit atje që të iu presin””, tregon Natasha Mile.

Ndërsa familjarët e tjerë nga Durrësi tregojnë momentet e tmerrit që kanë përjetuar derisa kanë mundur të dalin nga ndërtesa që po rrënohej.

Me shpresën që shumë shpejt kjo situatë do të tejkalohet këto familje e të tjera do të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë./Telegrafi/

Pas

Ankth dhe kaos, orët rraskapitëse të krizës së tërmetit në Durrës

Para

VIDEO/ Recitimi rrëqethës i Reshat Arbanës: Kur dridhesh ti, ne s’bajmë gjumë Shqipni

Para
VIDEO/ Recitimi rrëqethës i Reshat Arbanës: Kur dridhesh ti, ne s’bajmë gjumë Shqipni

VIDEO/ Recitimi rrëqethës i Reshat Arbanës: Kur dridhesh ti, ne s’bajmë gjumë Shqipni

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në Gjermani, 50 për qind më pak kërkesa për azil sesa vitin e kaluar

Rama: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Dronë vetëvrasës ukrainas shkatërrojnë depot e karburantit në Rusi

FBI hap zyrë në Zelandën e Re, zemërohet Pekini

Zbulohet një skemë e madhe ryshfeti në Ukrainë

Rusi, vullkani shpërthen në Kamchatka pas 450 vitesh

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Drafti i Kodit të ri Penal, deri në 8 vite burg për tregtimin e ilaçeve pa leje dhe të skaduara

Makina përplas çiklistët në Izrael, një grua mbeti e vrarë dhe dy të tjerë u plagosën

Të paktën 30 të plagosur pasi treni del nga shinat në Pakistan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.