10:11 | 11/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I surprizoi të gjithë sot në Kuvend, Indrit Hoxha shpjegon arsyet e vendimit të tij

18:37 | 08/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
I surprizoi të gjithë sot në Kuvend, Indrit Hoxha shpjegon arsyet e vendimit të tij

Hoxha deklaroi se ai nuk mund të shkelte mbi gjakun e të përndjekurve politikë, dhe amanetin e babait të tij (lexo këtu).

Ai ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax News ku edhe shpjegoi arsyet e këtij vendimi ku ndër të tjera tha se i ka shërbyer Partisë Demokratike personalisht dhe fmiljarisht që në themelimin e saj.

““Ndoqa rrugët ligjore siç e parashikon kushtetuta. Ky ka qenë një vendim i imi personal duke mirëkuptuar të gjithë demokratët dhe popullin opozitar, por unë mendova një mënyrë të veçantë duke shkuar në Kuvend dhe duke i thënë disa gjëra në sy. Familjes time i kanë filluar sulmet që në 1941 nga kjo parti që sot është në pushtet. Para një viti e gjysëm kam kërkuar nisjen e hapave ligjorë për dekomunistizimin e politikës. 

Në jemi në një sistem politik që kemi 70 vjet demagogji, dhe ka ardhur koha ti japim fund. Unë i plotësova të gjitha formularët për të shkuar drejt finalizimit ku refuzova mandatin. Më vonuan nëpër komisione pasi rezultoja me precedent penal. Është e vërtetë se unë jam arrestuar tre herë por sepse kam marrë pjesë në protesta dhe jam shoqëruar. Kontributi im personal dhe familjar tek Partia Demokratike ka qenë që prej themelimit të saj. Unë kam qenë në çdo protestë të organizuar nga PD. Kemi një Parlament jo kriminal por të zgjedhur në mënyrë kriminale”.

Hoxha foli edhe për vendimin e opozitës për djegien me mandateve duke e quajtur si fillimin e një aksioni ekstrem i cili tha ai do të përshkallëzohet në ditët në vijim.

“Vendimi i opozitës për të djegur mandatet ka qenë një vendim ekstrem por ky nuk do të jetë i vetmi i këtij lloji. Pasi me 11 Maj do të ketë një tjetër protestë. Akti i djegies së mandateve do të jetë akti i parë ekstrem duke marrë parasysh aksionet e opozitës në ditët në vijim pasi nuk mund të ketë zgjedhje dhe nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën. Ky është një Parlament iligjitim i kthyer në diçka banale, dhe nëse opozita do të qëndronte në Parlament do të ishte një tjetër fasadë”.

Duke folur rreth ndryshimit të sistemit zgjedhor si edhe për alternativat që ofron PD, Hoxha tha: “Në radhë të parë ndryshimi i sistemit vjen me demokratizimin e brendshëm të partive, por kjo në PD do të ndryshojë duke u zgjedhur me një anëtar një votë. Kandidaturat e zgjedhjeve të kaluara kanë pasur problematikat e saj por nuk zgjedh ti komentoj pasi ajo ka kaluar tashmë”.

Hoxha ka edhe një koment për vendimin e Rudina Hajdarit për të mos e dorëzuar mandatin e deputetes. “Vendimi i Rudina Hajdarit është personal dhe unë respektoj çdo vendim sepse e drejta e vendimit është e drejta personale e çdokujt ashtu siç ishte edhe për mua. Ideologjia e PD-së dhe boshti primar i saj janë të përndjekurit dhe pronarët. Unë mendoj se PD është në një proces hapje për të mirëpritur çdokënd që do të japë një kontribut për vendin.

Problemi më i madh që po ndodh është ikja e 500 mijë shqiptarëve vetëm 6 vitet e fundit. Shumë shpejt do të ndodh që për herë të parë në vend një forum rinor i një partie politike do të prezantojë një plan kombëtarë për punësimin e të rinjve dhe FRPD  po punon me forumet rinore të disa partive europiane”.

Hoxha paralajmëroi gjithashtu se protesta e11 Majit nuk do të jetë si ato të kaluarat. “Me 11 maj nuk do të jetë një protestë si gjithë të tjerat. Se çfarë do të ndodhë e vendosin qytetarët dhe asnjë parti politike”.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/371239786933021/

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: indrit hoxhanuk pranoi mandatin
Pas

Përplasje e dhunshme fizike me Policinë e Shtetit, tensionohet tubimi i “Vetëvendosjes” (VIDEO)

Para

United e nxori në shitje, Juventus në sulm për talentin francez

Para
United e nxori në shitje, Juventus në sulm për talentin francez

United e nxori në shitje, Juventus në sulm për talentin francez

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Jam në respekt të vendimit”, Salianji paraqitet në Shërbimin e Provës: Pres vendimin e Gjykatës së Lartë

U denoncua publikisht nga Rama për ndërtimet në Theth, prokurorja Elsa Gjeli letër KLP-së: Jam e gatshme të përgjigjem para çdo institucioni

Rama mbledh kryebashkiakët në Durrës, fokus në problematikat e sezonit turistik

Doli nga burgu pak ditë më parë, Ervin Salianji paraqitet te Shërbimi i Provës pas lirimit me kusht

Durrës/Kapet dhe ndalohet 26-vjeçari i shpallur në kërkim për vjedhje të përsëritura në një lokal ku punonte

Osmani diskuton me zëvendëssekretarin Landau për bashkëpunimin ekonomik Kosovë – SHBA

Vijon operacioni për lirimin e hapësirave publike në plazhet e qarkut, procedohet një subjekt në Darëzezë

Bitcoin arrin nivelin historik prej 118,400 dollarësh

Do të zgjasë 14 vite/ Kievi: Ukrainës i duhen rreth 850 miliardë dollarë për rindërtimin

Kancelari gjerman i kërkon Trumpit të qëndrojë pranë Evropës në mbrojtje të Ukrainës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.