19:50 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

I tensionuar para mediave, por çfarë na sqaroi Alfred Peza në lidhje me pasurinë e tij

20:44 | 16/01/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
I tensionuar para mediave, por çfarë na sqaroi Alfred Peza në lidhje me pasurinë e tij

Pasi Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit nisi sot hetimin për pasurinë e ish-gazetarit, deputetit të Partisë Socialiste, Alfred Peza, ai vetë u shfaq i nervozuar para mediave teksa sqaroi se po i bëhet një padrejtësi, të cilën e quan betejë të nisur ndaj tij nga ziliqarët.

Deputeti socialist nuk dha shumë informacione lidhur me pasurinë e tij dhe burimin e të ardhurave. Ai mbante në duar dokumente, që sipas tij vërtetonin gjithçka, por nuk pranoi t’ua dorëzonte mediave me arsyetimin se për to ka nisur tashmë një hetim zyrtar.

Por çfarë tha konkretisht deputeti Peza lidhur me pasurinë e tij dhe bashkëshortes së tij?

“Jam një burrë 50 vjeç, kam që në vitin 1988 që punoj, bashkë me gruan kemi 51 vite që punojmë. Do doja t’ju sillja deklaratën e zotit Lulzim Basha. 300 mijë dollarë më shumë se unë se 3 vjet, kur ishte 30 vjeç. Alfred Peza kur ishte në media ishte nga më të adhuruarit, gazetar nga më të kërkuarit, analist. Pasuria e familjes së Alfred Pezës, pas 2013-ës kur Alfred Peza ka hyrë në politikë, është shtuar me zero lekë. Përveç të ardhurave nga interesat bankare. Çfarë beteje qenka kjo që nuk është as morale por as për të vërtetën. Është beteja përtej politikës”, deklaroi Peza.

Më pas ai shtoi se gjatë punës së tij në media të ndryshme ka marrë paga të larta.

“Alfred Peza kur ishte në media ishte nga më të adhuruarit, gazetar nga më të kërkuarit, analist. Në 4 ditë vetëm foli politika, nuk tha asgjë, nuk tregoi asnjë letër, asnjë dokument, asgjë. Nuk ishte vetëm një betejë politike është më shumë se politike, nuk ishte asnjë betejë morale. Se po të ishte kështu ju gazetarët shkoni të paktën tek zyra e drejtorit tuaj dhe pyesnit pse e ka pasur 10 milionë lekë rrogën Vizion Plus, pse fitonte mijëra euro kur ishte tek Ora News, pse fitonte kur punonte tek Klan, Shekulli, Top Media sa e kishte rrogën. Kjo qënka betaje e ziliqarëve për lekët e mia”, sqaroi ai.

Pas zbulimit të faktit se deputeti socialist kishte blerë aksione 1 miliardë lekë dhe sqarimit se ato ishin pjesë e kursimeve, ILDKPKI ka nisur kontrollin e plotë dhe hetimin administrativ për deklaratat e interesave private të deputetit socialist të Kuvendit të Shqipërisë Alfred Peza.

 

 
Objekt i këtij kontrolli nuk do të jenë vetëm pasuritë e deputetit, burimet e krijimit dhe ligjshmëria e tyre, por gjithashtu edhe gjendja e konfliktit të interesit. Mbledhja e të dhënave dhe informacioneve, kryerja e veprimeve verifikuese dhe hetimit administrativ do të shtrihet edhe për familjarët, bashkëshorten e tij, fëmijët, si dhe personat e lidhur.

Inspektori i Përgjithshëm ka kërkuar kryerjen e një hetimi tërësor brenda një kohe sa më të shpejtë të mundshme. (A.R/SHUPLAKA)

Etiketa: deklaratamediapasuriapeza
Pas

Reshje intensive bore, zhbllokohet Qafa e Llogarasë

Para

Ekzekutimi i tre biznesmenëve të ndërtimit në Durrës, policia rihap dosjet

Para
Ekzekutimi i tre biznesmenëve të ndërtimit në Durrës, policia rihap dosjet

Ekzekutimi i tre biznesmenëve të ndërtimit në Durrës, policia rihap dosjet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri Fidan pret në seancën inauguruese të Platformës së Paqes në Ballkan homologët e tij nga Ballkani

Shijak, flakët përfshijnë masivin pyjor në fshatin Shetel

Zjarre të shumta edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra aktive në 8 orët e fundit

“Europa duhet të mbledhë veten”, Trump në Skoci: Emigracioni masiv po e dëmton kontinentin

Aksident i rëndë në afërsi të Tepelenës, përplasen dy makina, humb jetën rrugës për në spital fëmija 7-vjeçar

Nga portet e Europës tek bankat offshore/ Operacioni i SPAK ndaj rrjetit shqiptar të drogës, si u përdorën sistemi ‘Hawala’ dhe llogaritë në parajsa fiskale

Situata me zjarret në vend, ministri Vengu: 17 vatra aktive, 1000 forca në terren dhe mbështetje nga ajri me helikopterë e avionë

Goditja e rrjetit të drogës nga Amerika Latine, SPAK bën reagimin zyrtar: Sekuestrohen 6 ton kokainë me vlerë 411 mln euro. 16 persona nën hetim

Zjarri me përmasa të mëdha aktivizohet në zonën e Konispolit, rrezikohen banesat. Zjarrfikëset ndërhyjnë për shuarjen e flakëve

EMRI/ Dhunohej nga burri, gruaja largohet nga shtëpia. Policia arreston 58-vjeçarin në Tropojë, nis kërkimet për 48-vjeçaren

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.