Presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan dhe homologu francez, Emanuel Macron kanë hedhur pas krahëve tensionet mes tyre dhe kanë vendosur të ulen për dialog. Ishte Erdogan që i dërgoi një letër Macron teksa i uronte Vitin e Ri 2021 dhe ib shprehet ngushëllimet për sulmet terroriste që ndodhën në Francë.
Ndërsa presidenti francez nuk e ka kursyer përgjigjen, të cilën e nisi me fjalinë “I dashur Taup” në gjuhën turke. Të gjithën e ka zbuluar ministri i jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu i cili thotë se letra e Macron ishte shumë pozitive dhe së shpejti mund të ketë një video-konferencë mes tyre.
Tensionet mes Erdogan dhe Macron nisën fill pas tensioneve në Egje mes Turqisë dhe Greqisë si dhe sulmeve terroriste të njëpasnjëshme në Francë nga ekstremistë të vetëquajtur islamë. Mes tyre pati edhe ofendime pasi Erdogan deklaroi publikisht se Macron kishte nevojë për trajtim psikologjik në psikiatër.
Pas kësaj, Franca nuk vonoi ti kundërpërgjigjej me vendimin për të tërhequr ambasadorin francez nga Ankaraja. (A.M/Faxweb.al)