Bebe Rexha ka dhënë një mesazh të fuqishëm ditën e sotme me një postim në Instagram. Bebe postoi një foto me te brendshme dhe tregoi se së fundmi një shef ekzekutiv i kishte thënë se ajo po plakej dhe se tekstshkrueset nuk duhet të postojnë foto siç bën ajo.
“Së fundmi një shef ekzekutiv më tha se unë po plakem shumë dhe se marka ime është konfuze. Sepse…Unë jam tekstshkruese dhe postoj foto s.ekksi në Instagram dhe një gjë të tillë nuk supozohet ta bëjnë tekstshkrueset, sidomos të moshës sime. Jam 29 vjeç. Jam e lodhur së pranuari gjëra që nuk më pëlqejnë. Unë kam rregullat e mia. Jam e lodhur nga fakti që femrat cilësohen ‘plaka shtriga’ kur plaken dhe meshkujt cilësohen se.ksi kur plaken. Gjithsesi, unë bëj 30 vjeç në 30 gusht dhe e dini çfarë unë nuk e mohoj. Unë nuk do gënjej për moshën time ose të këndoj këngë që do shiten më shumë sepse janë për rininë. Unë do e festoj moshën time sepse, jam më e mençur, më e fortë dhe më besoni di të dashuroj më mirë sesa 10 vite më parë. Foto i dedikohet atij që tha se jam shumë e vjetër për tu dukur se.ksi. Është shumë se.ksi për ty kjo?”, shkruan Bebe.