Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi ka dhunuar një turiste në qytetin Caorle.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në sheshin e Movida, teksa shqiptari i është afruar turistes duke i kërkuar të shoqëroheshin, por ajo e ka refuzuar.
Por, pas refuzimit ai nuk ka duruar dhe ka qëlluar me grusht turisten duke i thyer 4 dhëmbët e parë, njoftojnë mediat italiane.
Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka arrestuar shqiptarin rreth 30 vjeç, rezident prej disa vitesh në Itali, por identiteti i tij nuk bëhet i ditur.
Vajza u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa shqiptari në rajonin e policisë në Caorle.
(E.K/SHUPLAKA)