19:02 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I theu nofullën mjekut dermatolog në Lezhë, zbulohet identiteti i autorit të ngjarjes

15:21 | 07/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
I theu nofullën mjekut dermatolog në Lezhë, zbulohet identiteti i autorit të ngjarjes

Dalin detaje të reja ngja ngjarja e rëndë që ka ndodhur gjatë ditës së sotme në spitalin e Lezhës ku mjeku dermatolog, Zef Doda u godit nga një i afërm i një pacienti, ndërkohë që nga dëmtimet e shumta në trup ai është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Burime për Fax Web bëjnë me dije se personi i cili ka goditur mjekun është Edurat Lleshi nga Lezha.

Ndërkohë Policia e Lezhës përmes një deklarate, ka njoftuar se 24-vjecari për shkak të detyrës ka goditur fizikisht një mjek  i cili është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.

Policia njofton gjithashtu se, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe vazhdojnë kërkimet për kapjen e autorit të ngjarjes.

Deklarata e Policisë:

Sot, rreth orës 12:30, tek poliklinika e  Spitalit Rajonal në Lezhë, shtetasi E.Ll. vjeç 24 , për shkak të detyres ka goditur fizikisht një mjek  i cili është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të situates si dhe vazhdojnë kërkimet për kapjen e autorit E.Ll. i cili është shpallur në kërkim.

Burime për Fax Web thonë se ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të këtij spitali, ndërsa mësohet se mjeku është goditur në mënyrë barbare. Doda, thonë mjekët e këtij spitali ka fraktura në kokë, ndërsa si pasojë e goditjeve ka të thyer dhe nofullën.

Lidhur me ngjarjen e rëndë kanë reaguar mjekët në Spitalin e Lezhës e dënojnë rëndë aktin e dhunës  ndaj kolegut të tyre dhe ndaj bluzave të bardha. Ata thonë se ndihen të pa sigurtë në vendin e tyre të punës, ndërsa kërkojnë që të ketë uniforma policie në ambjentet e spitalit

Ata thonë se shteti duhet të marrë masa të menjëhershme ndërsa paralajmërojnë edhe protesta, deri në bojkot të punës së tyre në spital.

Edhe drejtori i këtij spitali Leon Kaya e ka ndëshkuar këtë ngjarje duke kërkuar sensibilizimin dhe mbështetjen e shoqërisë në kryerjen e detyrës sonë në ruajtje dhe mbrojtje të shëndetit të popullatës.

“Sot më dt. 07.03.2019 rreth orës 12:30 u dhunua fizikisht gjatë ushtrimit të detyrës në ambientet e spitalit rajonal Lezhë mjeku dermatolog Zef Doda. Mjeku ka dëmtime serioze në kokë, frakturë multiple maksilare dhe dëmtime të indeve të buta. Kjo nuk është hera e parë që bluzat e bardha bien pre e veprimeve të tilla të patolerueshme. Institucionet spitalore në funksion të ofrimit të kujdesit shëndetësor me cilësi dhe siguri funksionojnë në bazë normash të rregulluara me ligj. Realizimi i vizitave ambulatore përmes e – referimit dhe regjimi spitalor në aksesin e vizitorëve kanë qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimit të ofruar. Personeli i spitalit rajonal Lezhë dënon me forcë dhunën e ushtruar ndaj mjekut duke kërkuar sensibilizimin dhe mbështetjen e shoqërisë në kryerjen e detyrës sonë në ruajtje dhe mbrojtje të shëndetit të popullatës”, deklaroi Kaza.

 

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: eduart lleshiI THEU NOFULLEN MJEKUTzef doda
Pas

Dhuna ndaj mjekëve në Lezhë dhe QSUT, Ministria e Shëndetësisë dënon aktin

Para

Pamje të rënda/ Ishte zhdukur prej disa ditësh, gjendet i pajetë në lumin Shkumbin (Emri)

Para
Pamje të rënda/ Ishte zhdukur prej disa ditësh, gjendet i pajetë në lumin Shkumbin (Emri)

Pamje të rënda/ Ishte zhdukur prej disa ditësh, gjendet i pajetë në lumin Shkumbin (Emri)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ambasada Amerikane në Tiranë publikon mesazhin e zyrtarit të DASH

Presidentja Osmani takon delegacionin e kongresit amerikan: Partneriteti me SHBA-në, shtylla kryesore për stabilitet në rajon

Gjykata Supreme miraton planin e Trump për dëbimin e 500,000 emigrantëve nga Amerika e Jugut!

Kërkuan rinumërim votash në Tiranë dhe Durrës, rrëzohen kërkesat e kandidatëve të PD

Macron: Nëse dështon konflikti në Ukrainë, rrezikohet besueshmëria e Perëndimit

Makina përfshihet nga flakët në autostradën Tiranë–Durrës (VIDEO)

Tensionet tregtare drejt përshkallëzimit, Trump akuzon Kinën për shkelje të marrëveshjes mbi tarifat

Po transportonte 9 kg kokainë nga Zvicra në Itali, 23-vjeçari shqiptar përfundon në pranga

Skandal në Arabinë Saudite, dhunë dhe abuzime në strehimoret e grave të pabindura

‘Eno Bozdo shkaktari i humbjes së qarkut të Beratit’, Maliqi: Nuk kanë përgjegjësi morale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.