Kryeministri Edi Rama ka pasur sot takimin e radhës të bashkëqeverisjes, kur tregon sesa mirë qeveria e tij po e kryen punën online.
Në takimin e sotëm ishte i pranishëm dhe një qytetar, që pasi i ishte zgjidhur halli i tij, kishte emocione se do të fliste krah një burri si Edi Rama.
“Do më falni për emocionet, po të jesh përballë këtij burri nuk mund ti shmangësh emocionet”, tha qytetari, flokët e të cilit tashmë ishin zbardhuar nga thinjat.
Ai tregoi se shqetësimi i tij lidhe me një biznes që kishte hapur një gropë poshtë pallatit kua I banonte dhe atje kishte depozituar gaz.
“Një biznes hapi një gropë poshtë pallatit dhe groposi një depozitë gazi, menjëherë kontaktova me zyrën e bashkëqeverisjes dhe problem ynë mori zgjidhje”, tha më tej qytetari, që deri në fund të qendrimit pranë Ramës kishte dridhje të zërit.
Discussion about this post