Një grua vdiq nga koronavirusi, ndërsa vajza e saj humbi ndjenjat dhe pësoi atak kardiak në funeralin e saj.
Mësohet se ajo është një 32-vjeçare britanike e quajtur Laura Richards, pësoi arrest kardiak kur arkivoli i nënës së saj Julie Murphy, 63 vjeçe, po ulej në gropë.
Të afërmit e tmerruar dhe prifti që merrte pjesë në funeral u përpoqën të shpëtonin Lauran por ajo vdiq në vendngjarje.
Ajo ishte mes pak njerëzve që u lejuan në funeralin e Ëarëickshire në Anglinë qendrore, prej rregullave të distancimit social.
Julie, nënë e katër fëmijëve vuante nga skleroza, dhe vdiq më 15 mars pasi i kap nga koronavirusi në azilin ku jetonte. Motra e Lauras Sadie, 45 vjeçe, tha se familja ishte goditur rëndë nga tragjedia e dyfishtë.
“Ata ishin duke ulur mamanë në tokë kur Laura papritur tha ‘nuk mund të marr frymë, s’marr dot frymë. Ajo mbante gjoksin me dorë dhe vajza ime i tha të ulej. I hodhi një pallto krahëve por ajo as mund të fliste as merte frymë. Erdhi dhe prifti për ta ndihmuar por nuk mundëm të bënim asgjë, kishte pësuar njëatak të rëndë kardiak. Të humbësh motrën në funeralin e nënës .. është si një film horror, ishte vetëm 32 vjeçe”.