Pas vdekjes së bashkëshortes e cila vuante nga një sëmundje e rëndë 60 vjeçari Tajar Cërriku nga Elbasani kaloi një situatë të rënduar psikologjike. Pas largimit të vajzës së vetme në Tiranë e gjeti veten krejtësisht bosh. Teksa një ditë vizitoi qendrën ditore të të moshuarve mori propozimin se veç qendrimit aty edhe mund të punonte kundrejt një pagese simbolike. 60 vjecari thotë se propozimin e pranoi pa hezitim dhe që nga ajo kohë brenga e tij e shpirtit është lehtësuar. Burri ndan për ne historinë e tij të jetës.
Vec shërbimit në qendër u dërgon edhe ushqim në shtëpi të moshuarve që e kanë të pamundur të dalin nga shtëpia. Me secilin prej tyre e gjen veten të lidhur.
“Që kur me vdiq bashklëshortja. U paralizua, ajo dhe pasi vdiq erdha këtu, më ndihmuan, u thashë jam në gjendje të keqe ekonomike. Me ndihmuan, më futën këtu, do kisha edhe një tip rroge të vogël. Unë po bëj gati një vit që ka filluar, që konsumoj. Ndiej një kënaqësi kur iu dërgoj të moshuarve ushqim në shtëpi. E them me gjithë shpirt. Ata më falenderojnë shumë, se janë edhe të kënaqur. Kam krijuar edhe lidhje me këta njerëz. Këta njerëz janë shndërruar familja ime, heq të gjithë mërzitjen. Jam shumë i lehtësuar. Vajza nuk më ndihmon, nuk ka mundësi. Braktisja nga fëmijët është gjë e rëndë, pse e rrit prindëri fëmijën? Që të ketë ndihmë nga fëmija. Shteti të shoh më shumë moshën e tretë, sidomos këto që braktisen nga fëmijët”– u shpreh ai per Faxnews.
60 vjecari ndjen keqardhje për të gjithë ata të moshuar të braktisur nga fëmijët, ndërsa e ka një mesazh edhe për shtetin shqiptar.
Çdo i moshuar i vetmuar ka nga pas nga një histori të dhimbshme ku nuk mungojnë as rastet e të moshuarve të dhunuar.