Në Vlorë një i moshuar ka marrë djegie nga flakët e zjarrit në trup dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Nartë, teksa i moshuari M.K., 80 vjeç, ka ndezur një zjarr në baçen e tij dhe duke tentuar për ta fikur është djegur vetë, pasi flakët janë përhapur me shpejtësi.
Njoftimi i policisë:
Më datë 25.08.2017, rreth orës 11:55, Salla Operative Vlorë njoftohet prej specialistit të zonës se në fshatin Nartë, shtetasi M.K., 80 vjeç, ka ndezur një zjarr në bahçen e tij dhe duke tentuar për ta fikur është djegur. Shërbimet e policisë së bashku me ambulancën kanë bërë transportimin e tij për në Spitalin Rajonal Vlorë, për të marrë mjekim më të specializuar. Njoftohemi se shtetasi i dëmtuar ka marr djegie në disa pjesë të trupit, dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Zjarri është fikur duke mos krijuar probleme të tjera. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post