“Nuk kam konflikte me kënd”. Kjo është dëshmia e dhënë në policinë e Shkodreës nga shefi stacionit policor në Theth, Prelë Milani.
Ai është marrë në pyetje nga koleget e tij në lidhje me ngjarjen ku një sasi tritoli është vendosur në pjesën e prapme të banesës së tij në lagjen Guerrile në Shkodër.
Ai ka treguar të gjithë ngjarjen ndërkohë që ka mohuar të ketë konflikte me persona të tjerë dhe ka deklaruar se gjithçka mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës si efektiv i policisë në zonën e Thethit të Dukagjinit.
Rreth orës 22 Prele Milani ka qenë duke shkuar në punë në policinë e Shkodrës kur është dëgjuar shpërthimi i cili ka tronditur edhe familjarët e tij, vajzën dhe bashkëshorten pasi djali i tij nuk ka qenë në banesë në momentin e shpërthimit. Më pas kanë qenë familjarët ata që kanë kontrolluar shtëpinë dhe oborrin përreth kur kanë konstatuar deren e magazinës të dëmtuar dhe një gropë me një diameter rreth 30 cm në beton.
Ende nuk është përcaktuar sasia e lëndës plasëse e vëndosur. Ndërsa dyshohet se vendosja e tritolit është për shkak të detyrës si Përgjegjës i Postës në Theth, si dhe dyshimet e para janë për shkak të operacioneve të kryera në zonën e Dukagjinit në luftë kundër kultivimit të lëndëve narkotike.
Prel Milani përveçse oficer policie është edhe studiues dhe shkrimtar i njohur në Shkodër, kryesisht me studimet e tij për treven e Dukagjinit, dhe personaliteteve të kësaj zone.