Një sasi eksplozivi i është vendsour një banesë në Fushë-Krujë, në fshatin Halil.
Shpërthimi ka ndodhur në oborrin e 40-vjeçarit A.P dhe raportohet se nuk ka të lënduar në njerëz vetëm dëme materiale.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Informacion paraprak/
Më datë 02.10.2019, në fshatin Halil , Fushë- Krujë në pjesën e jashtme të oborrit të banesës së shtetasit A.P., 40 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse pa shkaktuar probleme në njerëz. Grupi hetimor po punon zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.