Një sasi tritoli i është vendosur një automjeti tip ‘ Volkswagen’ në fshatin Zgafnor të Tiranës, ndërsa derimë tani nuk raportohet për persona të lënduar nga kjo ngjarje.
Burime bëjnë me dije se automjetiështë në pronësi të 45-vjeçares Kujtime Hoxha, e cila nuk rezulton që të ketë ndonjë konflikt të mëparshëm.
Policia ka gjetur në afërsi të makinës një fitil përcjellës, ndërsa nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit.
Njoftimi i policisë për ngjarjen:
Në fshatin Zgafnor të Njësisë Administrative Zall Herr, gjatë orëve të vona të natës, në automjetin tip “Volksëagen” dyshohet të ketë shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse.
Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm disa dëme materiale. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Discussion about this post