Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Verakruz të Meksikës, ku të paktën 23 persona kanë humbur jetën pas një zjarri që ra në një lokal. Sipas autoriteteve zyrtare, nga zjarri raportohen të kenë vdekur 8 gra dhe 15 burra, ndërsa 13 persona ndodhen në gjendje të rëndë në spital.
Kreu i policisë së Verakruz tha se zjarri ishte i qëllimshëm, dhe dyshohet se zjarri është vendosur nga një bandë droge.
Ende po punohet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.