11:04 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I vetëm në Gjykatën e Lartë pa anëtarë, Xhezair Zaganjori po përgatit dorëheqjen e tij

08:32 | 24/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
U konfirmua në detyrë, ONM ankimon vendimin e KPK-së për kreun e Gjykatës së Lartë

Në orët e fundit, kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, është në dilemën mes dorëheqjes “me nder” nga detyra e tij apo shtyrjes së ditëve deri sa Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë vendimin për Vetingun e tij.

Pas shkarkimit të anëtarit Edmond Islamaj nga shkalla e dytë e Vetingut, mesditën e së Mërkurës, tashmë Gjykata e Lartë është jashtë funksionit.

Institucioni më i lartë i drejtësisë ka në detyrë vetëm 2 anëtarë, Zaganjorin dhe Ardian Dvoranin, i cili po qëndron në detyrë edhe pse ka rreth 5 vjet që i ka përfunduar mandati. Ky numër është i pamjaftueshëm për të krijuar trupat gjyqësore, të cilat ligji i parashikon me tre anëtarë.

Në këtë mënyrë, Gjykata e Lartë, deri në zgjedhjen e anëtarëve të rinj, një proces që nuk dihet se kur do të ndodhë, do të funksionojë vetëm si organ administrativ.

Në këto kushte, Xhezair Zaganjori është duke shqyrtuar mundësinë e dorëheqjes nga funksioni, si një sinjal ‘SOS” për institucionet përgjegjëse që të marrin në dorë zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Burime pranë kreut të Gjykatës së Lartë deklarojnë për “Boldnews.al” se ai po shqyrton mundësinë për të dorëzuar mandatin e tij si gjyqtar i Gjykatës së Lartë.

Xhezair Zaganjori u zgjodh anëtar i Gjykatës së Lartë në Mars 2013. Një muaj më pas, ai u zgjodh kryetar i saj. Mandati i tij 9-vjeçar, si rregull, përfundon në vitin 2022. Por, mundësitë më të mëdha janë që ai të mos e mbyllë mandatin e tij të plotë.

Në Korrik 2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi në detyrë, pavarësisht problematikave të evidentuara me pasurinë e tij.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) i rekomandoi Komisionerit Publik që të ankimonte vendimin e konfirmimit në detyrë për Zaganjorin. Në bazë të këtij rekomandimi, si edhe në analizën e kryer nga vetë institucioni, Komisioneri Publik kundërshtoi zyrtarisht vendimin e Komisonit të Vetingut, në Tetor 2018.

Prej më shumë se 10 muajsh, rasti i Zaganjorit nuk është marrë në shqyrtim nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA).

Gjatë kësaj periudhe, pas largimit me shkarkim nga Vetingu apo për shkak të mbarimit të mandatit, Gjykata e Lartë ka funksionuar vetëm me 3 anëtarë. Njëri prej kësaj treshe, anëtari Islamaj, u shkarkua të Mërkurën nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Anëtari Ardian Dvorani është i vetmi që është konfirmuar me vendim të formës së prerë nga institucionet e Vetingut. Por ai po qëndron në atë detyrë përtej çdo afati kushtetues dhe ligjor.

Ndërkohë, kryetari Xhezair Zaganjori, i cili po pret shqyrtimin e rastit të tij në Kolegjin e Apelimit, tashmë duhet të merret vetëm me kontrollin e orareve të administratës.

Pikërisht, ky funksion vetëm administrativ, duket se e ka vënë kreun e Gjykatës së Lartë në dilemën për të vijuar ose jo detyrën e tij.

Xhezair Zaganjori nuk është dalluar për “forcë institucionale”. Ai është munduar të ruajë raporte të ekuilibruara me qeverinë e Edi Ramës. Falë këtyre raporteve, ai nuk ka ngritur asnjë zërin për problemet e theksuara të implementimit të Reformës në Drejtësi.

Dorëheqja e tij, për të cilën njerëz të afërt me Zaganjorin e konsiderojnë të sigurt, mund të jetë e vetmja gjurmë “force” që do të japë Zaganjori, para se të largohet përfundimisht nga sistemi gjyqësor./Boldnews

 

Pas

Elton John: I dëshpëruar për lidhje, e humba virgjërinë vonë

Para

Shtohen tensionet SHBA-Iran, Teherani ndërkombëtarëve: Na ndihmoni, ndodhemi në një situate kritike

Para
Shtohen tensionet SHBA-Iran, Teherani ndërkombëtarëve: Na ndihmoni, ndodhemi në një situate kritike

Shtohen tensionet SHBA-Iran, Teherani ndërkombëtarëve: Na ndihmoni, ndodhemi në një situate kritike

Discussion about this post

 



Të Fundit

​Eksperti i drejtësisë tranzicionale: Specialja u krijua për interesat e Serbisë

Plagosja e 15-vjeçarit te “Ali Demi”/ Shpallet në kërkim autori dhe pronari i picerisë “Fantazia”, arrestohen 3 punonjësit. Ja akuzat

Autori e priti për 1 orë, çfarë kanë kapur kamerat e sigurisë nga vrasja në Lezhë

Berisha: Klani Troplini u transformua në kartel droge këto vite pasi iu dhurua porti i Durrësit. Kanë edhe një bos në hije

Plagosja e 15-vjeçarit në “Ali Dem”, identifikohet autori! Nën hetim punonjësit e picerisë që fshehën ngjarjen

Berisha: Irena me 5 mbiemra prej 15 muajsh mbrohet nga Altin Troplini, Olsi Çela dhe Ulsiu

Berisha publikon skandalin: Vetorët e Edi Ramës pranuan një dokument të falsifikuar të Irenës me 5 mbiemra

I dënuar në Angli për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike, i sekuestrohen pasuritë në Shqipëri

U paraqit në SPAK në zbatim të masës së sigurisë, Berisha zbulon mesazhin që la për Altin Dumanin

Aksidenti tragjik në Vlorë/ Kush janë dy të rinjtë që ndërruan jetë pas përplasjes me motor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.