11:50 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I vetëm te Ambasada Holandeze, mos e humbisni revoltën e avokatit Goxhaj: Si u investua nga ky shtet për MJAFT-in dhe Veliajn!

11:41 | 20/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
I vetëm te Ambasada Holandeze, mos e humbisni revoltën e avokatit Goxhaj: Si u investua nga ky shtet për MJAFT-in dhe Veliajn!

I vetëm, dhe me celularin e tij në dorë, avokati Altin Goxhaj nuk është lejuar që të protestojë sot përpara ambasadës së Holandës në Tiranë.

Pavarësisht se prej ditësh kishte kërkuar leje për këtë protestë, ajo është refuzuar në mënyrë të çuditshme nga ana e policisë, dhe sipas Goxhajt do të realizohet pas katër ditësh.

E megjithatë për Fax News Goxhaj ka treguar dhe arsyen e kësaj proteste, pas vendimit që mori parlamenti i Holandës, që votoi pro pezullimit të vizave për shqiptarët. Sipas avokatit të njohur, protesta e tij kishte si qëllim që të tregonte se pezullimi i vizave duhet t’iu bëhet politikanëve shqiptarë dhe jo qytetarëve të vendit tonë.

Po nuk mbaron me kaq! Goxhaj ka bërë përgjegjëse në mënyrë direkte ambasadën e Holandës në vendin tonë, që ka dhënë shuma marramendëse parash për promovimin e politikanëve si Erion Veliaj, apo Edi Rama që frymëzojnë krimin në vend.

“Këta janë ushtria e Gjeneral Leshit, e kanë kthyer policinë e Lleshit. Nuk mund të ndëshkohen shqiptarët për fajet e qeverisë shqiptare, dhe asaj hollandeze, që vetë ka sponsorizuar futjen e Mjaftit dhe Sorosit në qeveri.

Ata ndërhynë në media, krijuan censurë të plotë, dhe krijuan këtë qeveri që kemi. Holanda është vendi i fundit në botë që duhet të ankohet për shqiptarët. Gjysma e të vërtetës është thënë, që krimi shqiptar po bën namin, po harrojnë të thonë se kush e solli krimin në pushtet. I kanë bërë shqiptarët të paaftë, pikërisht me paratë e ambasadës holandeze, ku janë mediat, pse nuk vijnë të tjerët?

Ka bllokuar policia rrugën vetëm se këtu është një person, që jam unë, me kameran e tij. E kemi me kontratë të rregullt sesi ambasada holandeze i jepte Erion Veliajt 260 mijë euro në 2003-shin, në mënyrë që ai të lidhte kontratë me çdo studio televizive.

Erion Veliaj është investimi më i madh i ambasadës holandeze, ai është politikani më i promovuar prej tyre. Është mbushur sifoni atje, se ambasada nuk ia ka treguar të vërtetën parlamentit të Holandës, se pot ë thuhej e gjithë e vërteta qeverisë holandeze do i kërkohej llogari nga deputetët”, u shpreh Goxhaj.

Avokati paralajmëroi se vendimi i Holandës mund të pasohet edhe nga vende të tjera europiane, pasi fryma kundër shqiptarëve është rritur ndjeshëm. Sipas tij policia ishte përgatitur për arrestimin e tij, nëse do iu afrohej ambienteve ku është vendosur godina e ambasadës holandeze.

(E.K/FAXWEB.AL)

 

 

Etiketa: altin goxhajgoxhaj te ambasada holandeze
Pas

Epike/ ”Mos na e lini vendin në zi”, gazetari ndërhyn në ‘punët e brendshme’ të Amerikës

Para

Adele i jep fund martesës me të shoqin: Djalin do ta rrisim…

Para
Adele i jep fund martesës me të shoqin: Djalin do ta rrisim…

Adele i jep fund martesës me të shoqin: Djalin do ta rrisim…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarr në Maknor, digjen 4 rulota në pronësi të një 42-vjeçari

Tiranë: Arrestime, shpallje në kërkim dhe hetime për dhunë, drogë dhe mashtrim

Trump: Ushqimi në Gaza vidhet, vetëm SHBA po ndihmon

Në bashkëpunim me ENFAST dhe autoritetet italiane, arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

SPAK përfundon hetimet për UBT: 28 të pandehur për tenderat e Universitetit Bujqësor

Kultivonte kanabis mes parcelës, arrestohet në flagrancë në Lezhë

Vajza 19-vjeçare e zhdukur në Peru gjendet e vrarë dhe e copëtuar

Tepelenë: Arrestohen Babë e Bir për Kultivim të 194 Bimëve Kanabis

Situata e Zjarreve në Shqipëri: 9 Vatra në 24 Orët e Fundit, Rreziku Mbetet i Lartë

Rrëzimi i Avionit të Air India: 270 Viktima, SHBA dhe BE Shprehin Shqetësim për Hetimet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.