17:50 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I vetmi i mbijetuar nga familja Lala, 17-vjeçari niset për mjekim në Itali

18:18 | 28/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nxirret një trup i pajetë nga rrënojat e banesës së familjes Lala

Ramë Lala është i vetmi i mbejtuar nga famlija Lala në Durrës ku si pasojë e tërmetit vila e tyre në zonën e ish-kënetës u shemb duke zënë nën rrënoja 9 anëtarët e të njëjtës familje nga të cilët 7 janë nxjerrë të vdekur, një rezulton ende nën rrënoja dhe vetëm një është ende gjallë.

Mësohet se 17-vjeçari është nisur për një ndihmë më të specializuar në Itali pasi gjendja e tij është e rëndë.

Janë gjetur të pajetë nën rrënoja nëna dhe tre fëmijët në vilën Lala në zonën e ish-kënetës në Durrës.

Nga vendngjarja raportohet se janë nxjerrë të pajetë Marjeta Lala së bashku me tre fëmijët, Emilio Lalën, 6 vjeç dhe dy binjakët Dionis dhe Dionisa Lala, më pak se 3 vjeç.

E ndjera është gjetur e përqafuar me të tre fëmijët e saj nën rrënoja të banesës. Ajo kishte mbajtur të tërhequr pas vetes fëmijët e saj, por nuk ja dolën të mbijetonin dot nën rrënoja.

Familja Lala është shuar e gjitha ndërkohë që nga rrënojat është nxjerrë dje e pajetë edhe vajza Amelia Lala 9 vjeçe, e cila është gjetur së bashku me gjyshen, Sahdete Lala, e cila po ashtu është nxjerrë e pajetë.

Po ashtu nga tërmeti ka ndërruar jetë Griselda Lala 22 vjeçe, (motra e Ramë Lalës), ndërkohë nën rrënoja është ende Ilir Lala xhaxhai i fëmijëve(i paralizuar).

Ramë Lala, rreth 17 vjeç, pjesëtar i familjes Lala, ka arritur të shpëtojë. Ai u nxor dje nga rrënojat dhe ishte relativisht në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë babai i binjakëve Albert Lala ka mbërritur nga Italia dhe ka ndjekur operacionin e shpëtim-kërkimit, por për fat të keq asnjë familjarë i tij nuk mbijetoi.

Ndërkohë dy nga trupa janë identifikuar tek “Dy Gjelat”, në lagjen nr.6 dhe bëhet me dije nga burimet se ato janë Nafie Rexhepi rreth 70 vjec dhe Xhuljeta Gjonaj rreth 53 vjec.

Me nxjerrjen e 4 trupave të pajetë nga rrënojat e banesës së familjes Lala në zonën e ish-Kënetës në Durrës, numri i viktimave nga kjo tragjedi shkon në 47.

Të vdekurit nga familja Lala
Marjeta Lala
Emilio Lala 6 vjeç (Djali i Marjeta Lalës)
Dionis dhe Dionisa lala (Binjakët e Marjeta Lalës)
Amelia Lala 9 vjeç (vajza e Marjeta Lalës)
Griselda Lala 22 vjeç (Motra e Ramë Lalës)
Sadete lala 78 vjeç (gjyshja)

Shpëtuar gjallë
Ramë Lala

Në kërkim nën rrënoja
Ilir Lala

Pas

Korea e Jugut pranë shqiptarëve, mother Moon dhuron 100 mijë dollarë për të prekurit nga tërmeti

Para

Denoncimi/ “Polici shkarkon në shtëpinë e tij ndihmat e mbledhura nga tërmeti” (Video)

Para
Denoncimi/ “Polici shkarkon në shtëpinë e tij ndihmat e mbledhura nga tërmeti” (Video)

Denoncimi/ "Polici shkarkon në shtëpinë e tij ndihmat e mbledhura nga tërmeti" (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Festa përfundon në tragjedi, humb jetën CEO-ja në Australi

Shpërthim në banesë në Ishull Shëngjin, plagoset një grua 64 vjeç

Italia në alarm të kuq për shkak të të nxehtit, nesër në 18 qytete temperatura mbi 40 gradë

Liqeni i Shkodrës, kandidat për UNESCO. Rezervë biosfere ndërkufitare Shqipëri–Mal i Zi

Arkeologët konfirmojnë se Lini, është vendbanimi më i vjetër i njohur në Evropë

Përfundon rinumërimi në Tiranë, anëtarët e KAS: Shërbeu për transparencë, s’ka trafikim votash

Nipi i Helmut Kohl: Kosova meriton njohje dhe vend në Këshillin e Evropës

Estonia do bëhet ‘bërthamore”, Kremlini paralajmëron: Një kërcënim serioz

Paradoks i motit në Turqi/ Vapë në jug, borë në veri!

Zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve: Mbi 33 mijë persona janë votues të rinj

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.