Ish-zëvendës kryeministri shqiptar gjatë qeverisjes së PD-së, Bashkim Kopliku në një postim në rrjetet sociale, iu kundërvu inxhinieres Luljeta Bozo duke shkruar në rrjetet sociale se i vetmi pallat i shkatërruar nga tërmeti është ai që ka ndërtuar Bozo, duke ju referuar ndërtimeve të kohës së komunizmit.
Në një intervistë për Abc News, inxhinierja Bozo ka injoruar Bashkim Koplikun, duke mos pranuar të përgjigjet pasi sipas saj, ajo nuk kishte projektuar asnjë pallat në zonën për të cilën ish-zvkryeministri i PD shkruane.
“I injoroj komplet ti përgjigjem atyre gjërave që ka folur sepse janë të paverteta. Nuk denjoj fare… Ato që thotë ai, unë s’kam bërë asnjë projekt atje. Unë vet s’kam as Instagram dhe as Facebook por më kanë treguar të tjerët. Janë të gjitha të pavërtet”,- u shpreh Bozo.
(M.Q/Faxweb.al)