09:54 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“I vetmi pallat që u shkatërroi tërmeti është i “yti”, inxhinieri kundër Luljeta Bozos: E ke gabim, po mbron periudhën komuniste

14:22 | 04/12/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lleshaj i ngriti zërin shefit të Urbanistikës, Bozo: Nuk debatoj dot me një që s’është specialist

Pas tërmetit të 26 nëntorit gjithë vemëndja mediatike dhe debatet nëpër studion televizive janë fokusuar në ndërtimet dhe sigurinë e banesave në vend.

Një nga emrat që ka fituar besim të madh në këtë periudhë, ëhstë inxhnierja Luljeta Bozo, e cila është shfaqur shpesh nëpër intervista duke këshilluar qytetarët, por edhe duke folur në lidhje me ndërtimet në vend.

Mirpo ish-zv.kryeministri shqiptar gjatë qeverisjes së PD, Bashkim Kopliku, ka dalë kundër mendimeve të inxhinieres Bozo, i cili është shprehur se i vetmi pallat që ka  shkatërruar tërmeti është ai “profesoreshës”.

Sipas Koplikut, ajo po flet si militante e periudhës dhe ndërimeve komuniste.

Statusi i plotë:

Pofesoreshë, i vetmi pallat që shkatërroi tërmeti, është “yti”.

Znj. Bozo, profesoresha e konstrusioneve të ndërtimi, e kohës së komunizmit shqiptar, u lëshua në mbrojtje të periudhës komuniste, dhe në sharje e dërmim të periudhës postkomuniste. Personalisht, kam respekt, pavarësisht se në sa po them, kam mendim diametralisht të kundërt me të.

E ka gabim, e respektuara profesoreshë!

Prova e shpejtë:

Në bulevardin e Durrësit, e vetmja ndërtesë që e këputi tërmeti, është e “profesoreshës”, pallati i viteve 80, karshi Foto Palushit.

Nga ana tjetër, Asnjë nga ndërtesat e ndërtuara “nga italianë”, para periudhës tënde, profesoreshë, nuk ka luajtur vendit!

Po vazhdoj edhe pak:

Nuk ka kufizime teknike të ndërtosh në një truall që ka qenë kënetë, profesoreshë! Natyrisht duhet të përdoren zgjidhje konstruktive të përshtatshme për atë lloj trualli. Natyrisht, kostot e ndërtimit rriten. Pra, zonja inxhiniere e keni gabim, ai, ndalimi i ndërtimit në ish-kënetën e Durrësit, ka qenë një vendim i qeverisë komuniste, i marë në kontekstin e një shteti tejet të centralizuar, me çmime trualli etj. të vendosur mbi baza absurde, të komisionit të planit të shtetit, një institucion që caktonte çminet për çdo gjë e kudo në Shqipërinë komuniste; pra çmimet, ndërtimi edhe i truallit etj., nuk caktoheshin nga tregu, gjë që kushtëzonte edhe zgjidhje tekniko-ekonomike krejtësht anti-ekonomike, ant-teknike, anti-shkencore dhe antinjerëzore.

Sa thashë është konkluzioni i iniciuar nga një konsulte me një grup konstruktorësh italianë në vitin 1991, kur unë isha kryetari i Bashkisë Durrës (kryetari i komitetit ekzekutiv).

Pastaj është përforcuar vitoasviti, nga fakti se, në Botë, ndërtohet tashmë kudo, dhe gradaciela në rërë e kudo…..

Keni anësi politike, zonjë, e megjithatë, e përsëris, ju respektoj, por mendoj ndryshe….

Jeni një nostalgjike tipike e brezit të teknicienëve demode të Shqipërisë para 1990, kur edhe teknika vuante izolimin nga Bota, nga pëparimet inxhinierike të Botës.

Edhe lavdatat që i thurrni, Ju, zbatimit të rregullave dhe standardeve në regjimin komunist, është i pasaktë: “zbatimi i standardeve” ishte një hipokrizi e shoqërisë së asaj kohe, kur në fakt nuk zbatoheshin standardet, por prodhoheshin veçse gënjeshtra, shkresa burokratike pafund që “vërtetonin, gjoja, plotësimin e standardeve e kushteve teknike”….

Shihni edhe një herë, ndërtimet e para 1990 e pas 1945: flasin vetë, ulërijnë nga cilësia skandaloze, e nga të gjitha anët.

Shkurt, sa thashë është në kuadrin “Fredom ëorks”..!!! Na e ka thënë që në 1991 përfaqësuesi i Lirisë, Baker, ministri i jashtëm i ShBA….

Pooor, thënë sa më lart, i mbetem asaj që kam thënë në emisionin në Provokacija, që e keni në linkun: <https://youtu.be/l8pMkË0_VNA>, jo në shkurtimet e deformuara që i janë bërë ndokund.

Etiketa: Bashkim Koplikululjeta bozo
Pas

“Deri tani janë mbledhur 15 milionë euro”, mediat gjermane: Sa do të kushtojë rindërtimi i Shqipërisë

Para

15 milionë euro/ Kjo është ndihma e BE-së për rindërtimin e Shqipërisë

Para
15 milionë euro/ Kjo është ndihma e BE-së për rindërtimin e Shqipërisë

15 milionë euro/ Kjo është ndihma e BE-së për rindërtimin e Shqipërisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Masa e SPAK, Berisha paraqitet sot në Prokurorinë e Posaçme

Kryebashkiaku properëndimor i Bukureshtit fiton zgjedhjet presidenciale në Rumani

Sot seanca e 18-të për konstituimin e Kuvendit! A do të arrijë Kosova të dalë nga ngërçi politik

Von der Leyen: Kjo javë mund të jetë kyçe për mbylljen e luftës në Ukrainë

Krimet zgjedhore! SPAK dhe BKH hetime në Elbasan për përfshirje të grupeve kriminale në proces

Afera “Partizani”: Sot GJKKO vendos për dërgimin në gjyq të Berishës dhe Malltezit

Vijon numërimi i votave të diasporës! Xhaçka kryeson lehtë ndaj Gjylametit, Jorida Tabaku merr mbi 20 mijë vota

Berisha publikon foto nga Brukseli me Sekretarin e Internacionales Demokrate: Diskutuam për farsën elektorale të 11 majit

Raporti i Eurostat: Shqipëria kryeson në Europë me gati gjysmën e popullsisë në varfëri

Joe Biden me kancer, reagon Trump: Unë dhe Melanie jemi të trishtuar për diagnozën mjekësore të fundit të tij. I urojmë shërim të shpejtë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.