Dy makina janë djegur gjatë natës në zonën e njohur si ish-URT në Durrës. Makinat kanë qenë të parkuara në afërsi të njëra-tjetrës, ndërsa zjarrvënia dyshohet e qëllimshme.
Njëri nga automjetet fuoristrada, i përket kryeinxhinierit të OSHEE Arben Alushi. Dyshohet se zjarri i është vënë për shkak të detyrës.
Policia po kqyr kamerat e sigurisë në zonë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.