Një lokal është djegur qëllimisht gjatë natës në lagjen 1 Maji të qytetit të Vlorës. Policia e Vlorës në njoftimin e shkurtër për ngjarjen raportoi se lokali është djegur pjesërisht, ndërsa Fax News ka siguruar pamjet ku shihet se ambienti i biznesit është shkrumbuar pothuajse totalisht.
Burimet bëjnë me dije se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndërkohë që nuk dihet ende nëse pronari i lokalit ka pasur konflikte me persona të tjerë. Dëshmia e tij pritet që të hedhë më shumë dritë rreth ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 03:10, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht një lokal, në pronësi të shtetasit K. Sh., ku ka vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(E.K/Faxweb.al)