Një mjet “Audi Q-7” me targë TR 6464 M është djegur pas mesnatës së sotme në lagjen Çlirimi në Elbasan.
Mjeti që ishte në pronësi të një 46-vjeçari është djegur në mënyrë të qëllimshme, ndërsa nuk dihen konflikte të mundshme që ka pasur pronari i tij.
Policia njofton se: Më datë 26.04.2018, rreth orës 01:30, në lagjen Çlirim, Elbasan ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht mjeti i parkuar tip “Audi Q-7” me targë TR 6464 M, në pronësi të shtetasit A.B, 46 vjeç, banues në lagjen Çlirimi.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, pasi zjarri dyshohet i qëllimshëm. Materialet do ti kalojnë Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.
(E.K/FAXWEB.AL)