Gjatë natës në lagjen “Partizani” , Elbasan, ka marrë flakë mjeti tip “Renault” me targa AA 841 CK, në pronësi të shtetasit Aleksandër Ymeri, 44 vjeç, banues në lagjen Partizani, i cili ishte i parkuar në rrugë.
Si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht. Dyshimet e para janë se zjarri ka qenë i qëllimshëm, dhe mjetit fillimisht i janë thyer edhe xhamat.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit dhe dokumentimin e ngjarjes, si dhe identifikimin e autorëve.
(E.K/FAXWEB.AL)