Gazetari Bejdo Malo i cili është një prej atyre që e ka njohur që prej rinisë, ka ndarë disa kujtime të ngulitura thellë në memorie me rastin e 1 vjetorit të ndarjes nga jeta të presidentit të Fax News, kasem Hysenbelliu.
Malo ka zbuluar se Kasem Hysenbelliu, ishte një person i rregullt dhe i dalluar që në rininë e tij dhe këtë e tregon duke thënë sesi fitonte çmime të herëpashershme për rezultatet e tij të larta në studime.
Gazetari Bejdo Malo për 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të presidentit të Fax News, Kasem Hysenbelliu:
Unë jam rritur me Kasemin. Duhet të ketë qenë viti 1980 dhe drejtori i Shkollës së Bashkuar i cili na rreshtoi dhe tha se për këtë muaj studenti i cili meriton mirënjohjen e 1500 studentëve nga të gjitha llojet e degëve, është Kasem Hysenbelliu.
Ishte një traditë por më bënte përshtypje sepse kasemi ishte 3 herë brenda një viti i këtij çmimi. Më kujtohet njëherë që në shkollë vinte lozte tensi Kadri hazbiu dhe në shuë raste njeriu që zgjidhte për të treguar se kush po fitonte lojën apo humbte ish Kasemi. Mbaroi shkollën me rezultate shumë të larta.
Ishte një person gjithmonë i rregullt, veshjen e kishte të veçantë, uniformën, por mbi të gjitha kishte merak këpucët, po ta shikoni sa herë që shoh ata ushtarët e NATO-s kur vijnë për operacione ushtarake, më kujtohet gjithmonë Kasemi. Më kujtohet njëherë që nuk gjenim këpucë në Berat dhe nisemi për t’i gjetur në Ujën Vajgurore. Pra i tillë ishte aq këmbëngulës. Por unë do them sot dy gjëra për të.
Unë me të jam bashkëfshatarë, jemi rritur bashkë. Po ta shikosh ata kishin një baba që arriti të nxirrte 4 fëmijë me shkollë të lartë. E dini çdo të thoshte kjo? Ishte nëj sakrificë e madhe dhe këtu kemi të bëjmë me një fole shqiponjash jo vetëm me Kasemin.
(B.V/Faxweb.al)