Një i ri i identifikuar me iniciale si D. SH. SH, i datëlindjes 29 maj 1999 është vënë në prangat e Policisë së Pogradecit nën akuzën e vjedhjes të 8.000 eurove në një zyrë noteriale.
17-vjeçari u arrestua pas shpalljes në kërkim me urdhër të Prokurorisë së Pogradecit. Mësohet se është shpallur në kërkim autori i dytë i vjedhjes së 8.000 eurove të noterit ditën e Vitit të Ri.
“Në vijim të informacionit datë 03.01.2017, i cili bën fjalë për vjedhjen e një zyre noteriale në qytetin e Pogradecit, ju sqarojmë se më datë 10.01.2017, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim :
Më datë 10.01.2017,ora 19:30, u ndalua shtetasi në kërkim D. SH. SH, i datëlindjes 29.05.1999, banues në Pogradec, me arsim 1 klasë sepse Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pogradec më datë 10.01.2017 ka urdhëruar ndalimin për veprën penale të vjedhjes, neni 134/2 i K.P.”, bëhet me dije në deklaratën e policisë. (XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post