00:48 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

I vodhën me dhunë 12 milionë lekë çiftit të të moshuarve, zbulohen emrat e të arrestuarve nga Shijaku

13:24 | 06/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vodhën dhe bënë për spital të moshuarit, policia arreston tre të rinjtë, ja çfarë iu gjet

Faxweb.al ka zbuluar emrat e katër të rinjve që vodhën me dhunë çiftin e të moshuarve në Memaliaj, duke iu marrë një shumë prej 12 milionë lekësh të vjetra.

3 të rinjtë e arrestuar janë Erald Allushi 23 vjeç nga Shijaku, Fatjon Resuli nga Shijaku dhe Armando Reka nga Shijaku. Po ashtu është shpallur në kërkim dhe Migel Shabani nga Shijaku, i cili ka mundur që ti shpëtojë policisë.

Grabitja ndodhi në banesën e Hiqmet Ramadanit, 87 vjeç,ku u grabit me dhunë një shume prej 12 milionë lekësh të vjetra.

87-vjeçari ka rrëfyer për Fax News edhe momentin e tmerrshëm të grabitjes, ku tregoi se kanë qenë dy persona, ndërkohë që e kanë lidhur dhe goditur teksa i kanë grabitur paratë.

“Shqyen derën dhe hynë brenda. Isha bashkë më gruan. Dhe erdhi personi këtu. Njëri shkoi nga plaka dhe i lidhi buzën. Mendova se ishte nipi. Mu hodh për grykë dhe më kapi nga gryka. Dhe i gjuajta me një shkelm në bark. 

U bënë dy, mua më lidhën kokë e këmbë. Më lidhën dhe gojën. Morën atë kabllin dhe ma lidhën për gryke për të më mbytur. Pasi më vunë poshtë, morën valixhet këtu. E hapën valixhen. Ishin dy persona. Me lidhën këmbë, duar gojë. Unë po kundërshtoja, ato më lidhën. Më thanë do të vrasim, mos bëj zhurmë, kobure nuk u pashë. 

Kisha 12 milionë lekë. Ra zilja dhe i bie të vëllait. Unë mezi u zgjidha vetë. Ika të vëllai dhe i thashë hajdë se më vranë. Më erdhën dy veta për të më marrë lekët dhe ika pastaj. Më dhanë dy shkelma, më kanë gjuajtur dhe në nofull. Dorën ma kanë nxirë”, u shpreh 87-vjeçari.

Njoftimi i policisë për të arrestuarit: 

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “ETALON”.

Operacioni nga DVP Gjirokastër në bashkëpunim me DVP Durrës.

Zbardhet dhe dokumentohet autorësia e vjedhjes me dhunë e banesës së shtetasit H. R., ndodhur në Memaliaj, mbrëmjen e datës 04.01.2020.

Vihen në pranga 3 nga autorët, si dhe 1 tjetër shpallet në kërkim.

Sekuestrohen 1 automjet, një pjesë e lekëve të vjedhura dhe 4 celularë.

Gjithashtu, në automjet u gjetën dhe u sekuestruan dy doza me lëndë narkotike kokainë.

DVP Gjirokastër, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, Stacionin e Policisë Memaliaj, Komisariatin e Policisë Tepelenë dhe DVP Durrës, pas një pune të mirëorganizuar hetimore për zbardhjen, dokumentimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të vjedhjes me dhunë të banesës së shtetasit H. R., finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “ETALON”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan shtetasit: E. A., 23 vjeç, A. R., 22 vjeç dhe F. R., 28 vjeç, banues në Durrës, si dhe u shpall në kërkim 1 shtetas tjetër dhe vijon puna për kapjen e tij.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datën 04.01.2020, kanë hyrë në banesën e shtetasit H. R., në Memaliaj, ku kanë vjedhur me dhunë një sasi lekësh.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet, një pjesë e lekëve të vjedhura dhe 4 celularë. Gjithashtu, në automjet u gjetën dhe u sekuestruan dhe dy doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Zbardhja e ngjarjes në kohë, si dhe kapja e autorëve, u bë falë një pune të mirëorganizuar nga një grup i posaçëm hetimor i DVP Gjirokastër, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, si dhe bashkëpunimit mjaft të mirë me DVP Durrës.

Ky grup, me pseudonimin “Etalon”, dyshohet se ka kryer dhe një sërë vjedhjesh të tjera në qarqe të ndryshme, për të cilat vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike”.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: armando rekaerald allushifatjon resulimigel shabani
Pas

Albin Kurti i hedh LDK-së ofertën e fundit, zbardh emrat e ministrave që propozon nga VV-ja

Para

Breshëri plumbash, burri ndjek me armë bashkëshorten nëpër shtëpi e lagje

Para
Breshëri plumbash, burri ndjek me armë bashkëshorten nëpër shtëpi e lagje

Breshëri plumbash, burri ndjek me armë bashkëshorten nëpër shtëpi e lagje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.