Policia e Fierit ka vënë në pranga 30-vjeçarin Mevlud Hasa, i cili vodhi me dhunë çantën e një personi. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “16 prilli” të Fierit. Hasa akuzohet për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Pas arrestimit të autorit, efektivët po ashtu kanë sekuestruar çantën e vjedhur me para dhe sende personale.
Njoftimi i policisë
“Vodhi me dhunë në rrugë, çantën e një 40-vjeçari, vihet në pranga autori.
Sekuestrohet çanta me para dhe me sende personale.
Menjëherë pas njoftimit se në lagjen “16 prilli”, ishte kryer një vjedhje me dhunë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier organizuan punën për identifikimin dhe arrestimin e autorit të rastit.
Si rezultat i veprimeve profesionale dhe të shpejta policore, u identifikua dhe u vu në pranga, pak orë pas kryerjes së vjedhjes, shtetasi M. H., 30 vjeç, banues në fshatin Fermë Çlirim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Discussion about this post