01:37 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

I vodhi orën 35 mijë euroshe Getoar Selimit, jepet dënimi për adoleshenten nga Kamza

18:52 | 18/03/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
I vodhi orën 35 mijë euroshe Getoar Selimit, jepet dënimi për adoleshenten nga Kamza

Gjykata e Tiranës ka dhënë më në fund vendimin për dënimin e vajzës nga Kamza, e cila verën e kaluar u akuzua se vodhi shtëpinë e reperit Getoar Selimi në zonën “Kodra e Diellit”.

Vetëm disa muaj pas ngjarjes, 17-vjeçarja me iniciale D.K. u dënua me 4 vjet e 6 muaj burg. Por ky dënim u reduktua në 3 vjet burg, për shkak të uljes së një të tretës si rrjedhojë e gjykimit të çështjes me procedurën e gjykimit të shkurtuar. Por pavarësisht kësaj, vajza nuk do të vuajë dënim në qeli.

Kjo sepse në fund Gjykata e Tiranës ka vendosur të pezullojë ekzekutimin e dënimit me burg, duke e lënë në liri me kusht për 5-vite rresht. Ndërkohë fajtor u shpall edhe i dashuri i saj, personi të cilit i ka dhuruar orën e Getoarit, pasi e ka vjedhur atë.

Edhe ai fillimisht u dënua me 4 muaj burg për akuzën e “moskallëzimit të krimit”, mirëpo gjykata e ka pezulluar edhe ekzekutimin e këtij dënimi. Ai do të qëndrojë në arrest shtëpie për një periudhë 18-mujore.

Verën e kaluar, vajza e re vodhi orën 35 mijë euroshe nga banesa e Getoar Selimit. Ajo e kishte patur të lehtë t’i futej reperit në shtëpi, pasi ishte e bija e pastrueses, që Getoari kishte punësuar për t’u kujdesur për apartamentin.

Në momentin e grabitjes Getoar Salimi dhe e dashura e tij moderatore, Marina Vjollca, nuk ndodheshin në shtëpi. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: GETOAR SELIMIKamzaMarina Vjollcavajza
Pas

Pranvera sjell rritjen e numrit të personave të prekur nga alergjitë

Para

Provohen akuzat pas dy vjetësh, dhëndri shqiptar dhe vjehrri italian biznes “kokaine” dhe miliona euro pasuri (VIDEO)

Para
Provohen akuzat pas dy vjetësh, dhëndri shqiptar dhe vjehrri italian biznes “kokaine” dhe miliona euro pasuri (VIDEO)

Provohen akuzat pas dy vjetësh, dhëndri shqiptar dhe vjehrri italian biznes “kokaine” dhe miliona euro pasuri (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Moment i tmerrshëm kur shpërthen zjarri brenda kabinës së një avioni në Sydney. Pasagjerët ndihmojnë ekuipazhin

Izraeli dhe Siria do kenë takim të nivelit të lartë të enjten, me ndërmjetësimin e SHBA-së

Sërish probleme për sulmuesin e Realit, por madrilenët kanë besim

Shpëtuan një të moshuar nga zjarri në Korçë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit falënderon punonjësit e Patrullës së Përgjithshme në DVP Korçë

“I dhanë ilaç gjumi dhe ishte i lodhur”, djali i Biden zbulon arsyen e performancës së dobët të babait në debatin me Donald Trump

Dita Botërore e Trurit, ministria Albana Koçiu ndan rastin e pacientes 16-vjeçare: Ndërhyrje moderne

Bota e muzikës në zi! Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e Rock & Roll, Ozzy Osbourne

Zyrtari rus arrestohet për përvetësim të 9 milionë eurove nga projektet e fortifikimit në kufirin me Ukrainën

Greqi/ Zjarr i madh në Korinth, flakët dalin jashtë kontrollit. Banorët urdhërohen të evakuohen

Kuvendi i Kosovës gjen “shpëtim” te kushtetuesja! Më 26 korrik skadon afati i vënë nga gjykata, ekspertët: Nuk rrezikohen mandatet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.